Elbasan, rrëmben të dashurën; arrestohet 25-vjeçari

08/12/2015 09:55

Agjentë të policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga në orët e fundit një të ri 25-vjeçar për rrëmbimin e një vajze.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, shtetasi Tahir Abazi, me automjetin e tij tip “Reno” dhe targë “AA 937 IV” ka shkuar në gjimnazin e vajzës, një 17-vjeçare dhe e ka marrë atë me forcë.

Vajza rezulton të jetë e dashura e shtetasit Abazi, por këtë herë ky i fundit e ka hipur me forcë në automjetin e tij.

Pasi është larguar nga gjimnazi “Ahmet Dakli”, 25-vjeçari ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe është përplasur.

Për pasojë ka mbetur e lënduar vajza 17-vjeçare, e cila është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i dashuri i saj Tahir Abazi është shoqëruar në komisariatin më të afërt, për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA