Travers Beynon mund të mos ketë famën e një ylli hollivudian apo të muzikës, por stilit të tij të jetesës nuk i mungon asgjë nga e ajo e yjeve botërorë, përkundrazi, shkon edhe përtej tyre.
I njohur ndryshe si “The Candyman”, Travers është një miliarder australian që ka vënë pasuri marramendëse nga sipërmarrja e suksesshme nga cigaret.
Së fundmi, ai organizoi në një nga rezidencat e tij luksoze një mega-festë ku veshja ishte një tabu, sidomos për femrat.
I gjithë organizimi i festës ka shkuar rreth 700 mijë euro dhe në të ishte menduar gjithçka, që nga fishekzjarret, pijet alkoolike e deri tek inskenimi i aksioneve hollivudiane prej miliarderit australian.
Travors Beynon u përmend për herë të parë pas publikimit në rrjetet sociale të një fotoje ku shfaqej me dy femra gjysmë të zhveshura, të lidhura me litar e që ecnin këmbadorazi drejt një makine luksoze.
Top Channel