Kourtney Kardashian është rikthyer në kohë. Ajo ka publikuar dy foto në llogarinë e saj në Instagram të cilat i kishte realizuar në vitin 2009.

Pas atij viti, Kourtney do të bëhëj nënë e tre fëmijëve me Scott Disick. Në foto shihet 36-vjeçarja me bikini në pozicione provokuese.

Ndërkohë, mediat rozë flasin për një ribashkim të Kardashian dhe Disick, pasi janë parë bashkë javën e kaluar, ndërkohë që me ta ishte edhe Mason, djali i tyre i cili mbush 6-vjeç këtë muaj.

Gjithnjë e më shumë flitet se çifti i cili ka pasur ulje-ngritjet e veta, do të bashkëjetojë, pasi Kourtney do t’i bashkohet Scott në Las Vegas.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel