Bamirësja Salma Hayek? Jo vetëm, është edhe Valentina

05/12/2015 00:00

Nëna e saj është e famshme dhe e impenjuar prej kohësh në projekte bamirësie për shkaqe humanitare, ndërsa e bija, edhe pse vetëm 9 vjeç, duket se është në rrugën e duhur për të ndjekur gjurmët e saj.

Bëhet fjalë për vogëlushen Valentina, vajza e aktores së famshme Salma Hayek dhe miliarderit francez Francois-Henry Pinault.

Në një foto të publikuar në Instagram, ylli i kinematografisë shfaq me krenari të madhe vajzën e saj me shpatulla, por me flokët e saj të dendur e tepër të gjatë mbi shpinë. Dhe përse e ka bërë këtë?

“Vajza ime Valentina i ka rritur flokët e saj për t’i prerë më pas, në mënyrë që t’i dhurojë për të bërë paruke për fëmijët e tjerë të prekur nga kanceri. Ky është shpirti i Krishtlindjes”, është mesazhi që shoqëron foton e së bijës.

“Ishte një ide e saj”, tregon më pas Hayek për “Paris Match”, e cila vet është bashkëthemeluese e “Chime for Change”, një organizatë jofitimprurëse që merret zakonisht me shëndetin dhe të drejtat e grave në të gjithë botën.

“Valentina i ka tashmë të gjatë flokët e saj, të dendur dhe tepër të vështirë për t’i rregulluar çdo mëngjes. Megjithatë do të presim verën e ardhshme për t’i prerë, pasi në këtë mënyrë mund të dhurojmë një sasi të konsiderueshme për fëmijët në nevojë”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel