Sarandë, gjenden 32 kg tritol dhe 12 mijë fishekë

04/12/2015 11:20

Plot 32 kg tritol janë sekuestruar nga policia e Sarandës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë gjetur edhe 4 arka me 1200 fishekë të përmasave të ndryshme

Sasia e tritolit është gjetur në një zonë të pabanuar në lagjen “Baba Rexhepi”. Ajo ishte e fshehur në 160 kallëpe, me 200 gram tritol secila, në një thes me thurje.

Pranë kësaj lënde plasëse midis shkurreve në anë të detit janë gjetur 4 arka të cilat ishin të mbushura me fishekë të madhësive të ndryshme. Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Top Channel