Modelja që synon të ndryshojë botën e modës

04/12/2015 00:00

Konsiderohej shumë e shëndoshë dhe u përjashtua nga agjencia e modës ku bënte pjesë, tashmë ajo kërkon të ndryshojë dhe pse jo të jetë pjesë e modeleve të Victoria’s Secret.

Iskra Lawrence, e cila njihet për format e saja të bëshme, në moshën 25-vjeçare dëshiron të jetë pjesë e agjencive më të njohura të modës, por këtë nuk dëshiron ta bëjë duke ndryshuar trupin e saj, por kërkon të ndryshojë industrinë e modës.

“Në moshën 18-vjeçare u përpoqa të ndryshoja trupin tim, por tashmë do të synoj të ndryshojë industrinë”, shprehet Iskra Lawrence.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel