“Mami, pozo nudo për Playboy”

04/12/2015 00:00

Djemtë e modeles së famshme Pamela Anderson nuk janë aspak të turpëruar për të shkuarën e nënës së tyre, madje janë krenarë për atë që ka arritur 48-vjeçarja.

Ish-ylli i serialit “Baywatch” do të jetë në kopertinën e fundit nudo të revistës “Playboy” dhe ka shpjeguar se pranoi të fotografohej vetëm pasi mori miratimin e djalit të saj 19-vjeçar, Brandon.

“Për vite me radhë djemtë e mi janë ngacmuar dhe janë tallur nga shokët për mua. Ka pasur dhe shumë raste që janë zënë me grushte për të më mbrojtur, kështu që nuk dija nëse do e pranonin një pozë tjetër. Kur i thashë për mundësinë për të qenë në kopertinën e fundit nudo të “Playboy”, djali më tha që duhet të pranoja patjetër”, tha Anderson për “Entertainment Tonight”.

FOTO GALERI
2/4
Pamela Anderson me dy djemtë e saj

Top Channel