La Irinën për një…burrë?

04/12/2015 12:55

Që prej ndarjes nga supermodelja ruse, Irina Shayk, kanë qarkulluar shumë emra femrash të famshe ose jo, të përfolura për një romancë me asin portugez, por këtë herë emri që përflitet është një…mashkull.

Në emisionin televiziv sportiv ‘Touche pas a mon sport’, në një nga televizionet franceze, gazetari sportiv francez, Daniel Riolo foli për një lidhje të Cristiano Ronaldos marokenin dhe trajnerin e tij personal në kikboks, Badr Hari.

“Ronaldo dhe Hari janë më shumë sesa miq. Ai udhëton 3-4 herë në javë me avion vetëm për ta takuar”, deklaroi ai.

Këto zëra përforcohen akoma më shumë nga raportimet në mediat spanjolle që thonë se portugezi ka udhëtuar shpesh me avionin e tij privat drejt Marokut për të shpenzuar kohë me me të. 

Një tjetër fakt që i hedh më shumë benzinë zjarrit është aktiviteti i Ronaldos në rrjetet sociale. Asi i Realit ka postuar një sërë shkrepjesh “të afërta” me trajnerin e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel