Pantallona janë këto, Myleene?

03/12/2015 00:00

Këngëtarja britanike Myleene Klass është paraqitur rrëzëllitëse në ndarjen e çmimeve Cosmos në Londër.

37-vjeçarja është fotografuar në tapetin e kuq, me një xhaketë disi të gjatë dhe një palë pantallona tyli, por që i lë rrugë fantazisë.

Por jo vetëm kaq. Edhe xhaketa e saj e hapur tregonte jo pak nga gjokset e saj, teksa kishte vendosur për dekor edhe një varëse ari.

Myleene bën dhe shaka në Twitter me fansat e saj ku thotë se nuk kishte as veshjen e duhur pë të tërhequr vëmendjen, teksa ka postuar një foto me mikeshën e saj Emma Bunton.

“Në thelb, unë sot kam dalë me pizhama”, ka shkruar ajo në Twitter për 473 mijë ndjekësit e saj.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel