Ja çfarë ndodh në Bora Bora kur nuk mbroheni nga dielli (FOTO)

03/12/2015 00:00

Roli i saj si modele e detyron atë të udhëtojë në vende të ndryshme. Këtë herë modelja e Victoria’s Secret, Candice Swanepoel, ndodhej në parajsën tropikale në Bora Bora, ku duket se ka qëndruar për një kohë të gjatë në diell, por pa vendosur krem.

27-vjeçarja, e cila vitin e kaluar u zgjodh si femra më seksi nga revista “Maxim’s Hot 100”, publikoi në “Instagram” një foto së bashku me modelen portugeze, Sara Sampaio, ku tregonin shpinën e skuqur nga dielli. Për ta vënë më në dukje këtë, modelet në foto kanë ul pak edhe bikinit e tyre.

“Ja çfarë ndodh në Bora Bora kur ju nuk mbroheni nga dielli”, ishte edhe mbishkrimi që modelja i kishte bashkëngjitur fotos, e cila me siguri i ka kënaqur 6.9 milionë fansat e saj në “Instagram”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel