Hello, një duet mes Adele dhe Lionel Richie

03/12/2015 00:00

Hello, duket se Lionel Richie po kërkonte pikërisht Adele. Këngëtari i Hello bëri të ditur duetin që do të vijë së shpejti me Adele.

Dy të mëdhenjtë e baladave më të bukura të të gjitha kohërave për ndarjen, kanë qëlluar me të njëjtin emër, dhe kjo është një goditje në shenjë për yllin e popit.   

Vetë Richie ngacmoi i pari Adele, duke i dërguar një mesazh në Instagram: “Hello, Adele, mua më kërkonit?”.

Tashmë është zyrtare, Lionel Richie ka konfirmuar se ka diskutuar me Adele për të bashkëpunuar.

Ai ka këmbëngulur se nuk ka ndjenja zemërimi, pavarësisht se disa miq të tij i kanë thënë të padisë Adele për vjedhje të këngës së tij të famshme.

“Nuk e keni idenë se sa njerëz më kanë telefonuar dhe më kanë thënë “Do e lejosh që ajo të vazhdojë me këtë? Ajo vodhi Hello. Dhe unë u thashë se nuk është pronësi e imja fjala Hello, por melodia”, ka thënë Richie për E News.

Top Channel