Vetëvendosje: Qeveria keqpërdor marrëdhëniet me SHBA

02/12/2015 22:30

Lëvizja Vetëvendosje e ka vlerësuar me nota pozitive vizitën e sekretarit amerikan John Kerry në Kosovë, por ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse Vetëvendosje nuk e ka gjykuar mbështetjen që Kerry i dha lidershipit kosovar për marrëveshjen me Serbinë, ajo ka vlerësuar se qeveria nuk po e përdor përkrahjen dhe respektin e Amerikës për Kosovën për fitore ndaj Serbisë, por po e keqpërdor atë në funksion të projekteve të Serbisë në Kosovë.

“Një qeveri e tillë nuk është sipas modelit të SHBA-së. Qeveri të tilla më shumë i ngjajnë modelit të zotit Mubarak në Egjipt, i cili po ashtu i përdorte takimet me zyrtarë të lartë perëndimorë për të fituar legjitimitet, ndërkohë që shtypte opozitën dhe varfëronte popullin”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA