Nicole Kidman është kjo?!

02/12/2015 00:00

Nicole Kidman pothuajse nuk njihet teksa po xhiron filmin e saj në West London.

Aktorja australiane 48-vjeçare luan rolin e një ‘punk’ të viteve ’70 në një film fantastiko- shkencor, “How to talk to girls at parties”. Ajo kishte një paruke ekstravagante në kokë, dhe me një xhaketë e prerë nga të gjitha anët.

Ajo shfaqet me një darë në dorë, gati për aksion. Filmi do të xhirohet për 6 javë në Londër, dhe aktorë të tjerë janë Elle Fanning, Ruth Wilson, dhe Matt Lucas.

Ndërkaq, Nicole ka vendosur të japë të gjitha veshjet e saj në rolin e shkencëtares Rosalind Franklin për bamirësi. Aktorja, ka thënë për Evening Standard se do të ndajë paratë mes një fondacioni të saj të bamirësise, dhe King’s College në Londër.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel