Lara Bingle, sa mirë që duket me bikini!

30/11/2015 00:00

Lara Bingle gjen kohë për veten, edhe pse është nënë e një fëmije të vogël. Modelja 28-vjeçare ka folur për regjimin e saj stërvitor për revistën “Cosmopolitan”, në një intervistë të shoqëruar me disa foto ku tregon fizikun e saj perfekt.

“Më pëlqen shumë të bëj stërvitje në natyrë, por që kur u bëra me fëmijë, stërvitem më shumë në shtëpi. Nuk shkoj dot në palestër aq sa do të më pëlqente”, shpjegon bashkëshortja e aktorit Sam Worthington.

Në një nga fotot e setit, Lara pozon me bikini të verdhë , duke treguar trupin e saj të tonifikuar dhe duke qeshur për aparatin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel