Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dhjetë ditë më parë, gjatë vizitës së tij në Lubjanë me ftesë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Afërt dhe të Ballkanit, kishte mbajtur një ligjëratë me temë “E vërteta për Maqedoninë”.

Asokohe mediat raportuan se Zaev kishte thënë se  projekti e “E vërteta për Maqedoninë” është vënë në shërbim të interesave të qytetarëve të Maqedonisë, por pa përcjellë hollësi nga ligjërata e tij.
 
Ndërkohë, mediat i janë rikthyer kësaj vizite të Zaevit në Lubjanë dhe raportojnë se duke folur për ngjarjet në Kumanovë, ai ka pohuar se “grupi i armatosur që luftoi në Lagjen e Trimave” në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, është i  njëjtë me profilin e terroristëve të ISIS-it që sulmuan Parisin më 13 nëntor, ndërkohë që krerët e grupit të Kumanovës janë terroristë të ardhur nga luftërat e Sirisë dhe Irakut”.
 
“Një pjesë e atyre personave të cilët u futën në qendër të Kumanovës, qyteti i dytë për nga madhësia në Maqedoni, janë persona që janë kthyer nga Siria. Persona që kanë luftuar atje, ashtu sikurse janë me siguri edhe ata që u kthyen nga Siria dhe ndërmorën akte terroriste në Paris”, ka thënë Zaev në Lubjanë, duke shpalosur të vërtetat e tij për Maqedoninë. 
 
Zaevi e vizitoi “Lagjen e Trimave” në Kumanovë një ditë pas ngjarjes tragjike, ku edhe ishte pritur nga banorët e atjeshëm, të cilëve ai publikisht u tha se “situatën e kanë krijuar politikanë maqedonas dhe shqiptarë, me qëllim që të ruajnë pushtetin”.

Kështu që tani mbetet e paqartë se cila është e vërteta e tij për rastin e Kumanovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA