Ja i dashuri i ri i Rita Orës

27/11/2015 00:00

Prej kohësh qarkullojnë fjalët se Rita Ora është në një marrëdhënie me reperin Krept Johnson dhe duket se këngëtarja me origjinë shqiptare ka vendosur t’i konfirmojë këto thashetheme.

25-vjeçarja nuk hezitoi të hiqte dorën nga krahu i Krept gjatë daljes nga një restorant në Londër, ku besohet së të dy kishin shijuar një darkë romantike.

Duke cituar një burim pranë bjondes, “The Sun” shkroi: “Rita po shijon jetën e saj si beqare, por e sigurt që ka një tërheqje mes saj dhe Krept. Ata kanë kohë që e njohin njëri-tjetrin dhe shkojnë shumë mirë bashkë”.

Rita dhe Krept kanë disa kohë që njihen me njëri-tjetrin, madje kanë bashkëpunuar për këngën “Poison” në muajin maj, por duket se miqësia i ka kaluar kufijtë pasi bukuroshja 25-vjeçare tashmë duket se po shijon disa takime sekrete me reperin.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel