Ellie Goulding ka zbuluar se ajo thuajse është përmbytur gjatë një udhëtimi në Norvegji. Përmes llogarisë së saj të “Instagram”-it, Goulding ka publikuar një fotografi të bërë disa kohë më parë, duke treguar detajet e një incidenti të tmerrshëm.
29-vjeçarja ka shkruar se si ka shpëtuar nga vdekja teksa ka postuar fotografinë e një kamionçine gjysmë të përmbytur në një liqen të ngrirë.
“E bërë pak javë më parë kur unë dhe Conor për pak përfunduam poshtë një liqeni me temperaturë -30 gradë. Mend për herës tjetër, nuk duhet të udhëtosh me një kamionçinë në një liqen të ngrirë”.
Conor McDonnell, i cili ka gjënë me Ellie kur ky incident ka ndodhur, ka publikuar gjithashtu këtë fotografi në “Instagram”, përmes së cilës ka treguar detajet e incidentit.
Top Channel