Debati i radhës për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të FRPD-së u zhvillua këtë të enjte në Sarandë, ku në fokus ishte emigracioni tek të rinjtë.
Kandidatët denoncuan politikat arbitrare të qeverisë, mungesën e vizionit, korrupsionin masiv dhe mungesën e shanseve të barabarta, si shkaqet kryesore që nxisin të rinjtë ta kërkojnë të ardhmen e tyre në vende të tjera.
Gjithashtu, ata kritikuan modelin që promovon qeveria, që sipas tyre është e kundërta e vlerave dhe meritës, çka është një tjetër arsye që i detyron të rinjtë të braktisin vendin.
Nisur nga kjo situatë, sipas PD, dramatike, kandidatët Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Oriela Nebiaj bënë thirrje në fjalimet e tyre që rinia të bëhet promotore e ndryshimit, duke nisur me një pjesmarrje masive në marshimin e protesës së 8 dhjetorit.
Debati i radhës është planifikuar për të premten në Lezhë.
Top Channel