Cumberbatch, me rolin e matematicienit kërkon Oscarin

25/11/2015 00:00

Ai është londinez, bardhosh, sy bojëqielli si akull dhe flokë gjithmonë të krehura në perfeksion. Pas suksesit në “12 vjet skllav” dhe serialit televiziv “Sherlock”, Benedict Cumberbatch është aktori britanik më në zë i momentit në Hollivud.

Fitues i edicionit të fundit të Festivalit të Torontos, aktori rikthehet si protagonist me “The Imitation Game”, ku interpreton rolin e matematicienit Alan Turing, që zbuloi codin Enigma.

Pikërisht me këtë rol aktori do të jetë një kandidat i fortë për çmimet e ardhshme Oscar. Ky film, në veçanti, duket favorit për interpretimin mashkullor, pavarësisht se përkrah Cumberbatch interpreton një aktore e kalibrit të Keira Knightley.

Gjithashtu, filmi “The Imitation Game” do të garojë për Golden Globe më 27 dhjetor, kur do të mbahet dhe edicioni i 19 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA