Shkëlqen Ariana Grande
23/11/2015 00:00
Ariana Grande ka shkëlqyer në skenën e “American Music Awards” ku ka performuar për herë të parë në një shou televiziv këngën e saj më te re “Focus”.
Fillimisht 22-vjeçarja u paraqit e vetme në skenë, por më pas asa shpejt iu bashkuan edhe grupi i vallëzimit të cilën e shoqëruan deri në fund.
Duartrokitje për këngëtaren e cila ishte sfiduar edhe më herët për prezantime “live”, ndërkohë që me këtë të fundit ju ka mbyllur gojën shumë kritikëve.
“Focus” është pëlqyer shumë edhe nga fansat e saj, duke vazhduar të jetë shumë e klikuar edhe në YouTube.
Top Channel