Për pesë vite me radhë ka qenë një engjëll i “Victoria’s Secrets”…dhe të premten Miranda Kerr tregoi për të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale se përse e meritonte titullin “supermodele”.

32-vjeçarja australiane postoi një “selfie” nga Los Anxheles, ku u dhuron puthje të gjithë fansave.

Ky postim u pasua me dy të tjerë, ku ish-bashkëshortja e aktorit britanik, Orlando Bloom tregon linjat e saj perfekte.

Javën e kaluar, Miranda iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të vet në Tëitter, ku foli për bukurinë dhe ushqimin e shëndetshëm.

“Nuk besoj tek reduktimi i kalorive, besoj tek ushqimi i shëndetshëm i trupit dhe aktiviteti fizik”, shkruante ndër të tjera ajo.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel