Alessandra Ambrosio nuk zhgënjen

21/11/2015 20:40

Në pamje të parë do të dukej thjesht një tjetër ditë pune për Alessandra Ambrosio, duke ekspozuar modelet e ndryshme të veshjeve të plazhit në Malibu të Los Anxhelesit.

Por, ndryshe nga herët e tjera, 34-vjeçarja pozoi për një model tjetër bikinish, që mbulonin pjesën e sipërme të trupit dhe vinin në dukje këmbët.

Dhe Alessandra provoi pikërisht atë që pritej teksa eci fiks si një mace në rërën e artë të plazhit të Malibusë: fizikun e saj perfekt e sidomos këmbët tek të cilat nuk mund të konstatohej asnjë defekt.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel