Ja si i përshëndet fansat Kendall Jenner

20/11/2015 00:00

Mbi 40 milionë fansat e saj kanë marrë një “përshëndetje” të veçantë nga Kendall Jenner në “Intagram”. Modelja, që vetëm pak ditë më parë mbushi 20 vjeç, ka postuar një foto, e cila i ka bërë të ndahen fansat e saj, ku një pjesë e ka marrë me humor atë ndërsa pjesa tjetër si ofendim.

Kendall është një prej vajzave më influencuese në Instagram, për shkak se me 40 milionë ndjekësit e saj konsiderohet si më e ndjekura absolutisht.

Fansat e modeles janë mësuar me foto të veçanta. Pak kohë më parë ajo përshëndeti ndjekësit duke shfaqur një foto të shkrepur teksa ulte tej limiteve kanatjeren e saj për të nxjerrë në pah gjoksin e zbuluar, e që pavarësisht “lirisë” së diktuar nga vetë ajo, mediat e huaja e kanë censuruar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel