Ëndërronte të bëhej kardiologe, por përfundoi këngëtare…

20/11/2015 00:00

Ëndrra e Adele ka qenë të bëhej një kardiologe, por shumë shpejt ajo kuptoi se karriera e saj në mjekësi nuk ishte për të.

Këngëtarja 27-vjeçare ka fituar rreth 10 çmime “Grammy” dhe një çmim “Academy” me albumin e saj debutues “19” në 2008, por megjithëse ka zënë një pozicion të mirë në industrinë e muzikës, Adele tregon se muzika nuk ka qenë drejtimi që ajo dëshironte të ndiqte.

“Kur isha e vogël dëshiroja të bëhesha një kardiologe pasi gjyshi im vdiq për shkak të sëmundjes në zemër”, shpjegon Adele në një intervistë të dhënë së fundmi. “Për vite me radhë isha e bindur për rrugën që duhet të ndiqja, por në moshën 13-vjeçare, kuptova se unë nuk kisha asnjë lidhje me mjekësinë”.

Top Channel