Scherzinger, romancë sekrete me një tjetër sportist

18/11/2015 00:00

Nicole Scherzinger ka nisur të shoqërohet me yllin e tenisit, Grigor Dimitrov. Këngëtarja 37-vjeçare, e cila është ndarë nga Lewis Hamilton në muajin shkurt, përflitet të këtë nisur një marrëdhënie të re me një tjetër sportist.

Sipas gazetës “The Sun”, këngëtarja e hitit “Don’t Hold Your Breath” është parë nën shoqërinë e 24-vjeçarit nga Bullgaria që në muajin qershor, vetëm pak muaj pasi ai i dha fund romancës së tij 2-vjeçare me yllin e tenisit Maria Sharapova.

Një burim për gazetën është shprehur se dyshja preferon ta mbajë sa më sekret lidhjen e tyre për shkak të marrëdhënieve të mëparshme shumë të njohura.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel