“Jeta shkon… Dr. Flori”

18/11/2015 00:00

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të Floran Kondit, kantautori i njohur për publikun si Dr. Flori, familjarë, miq e kolegë u mblodhën në Kishën Ungjillore “Rilindja”, në një ceremoni përkujtimore.

Në këtë kishë, të frekuentuar nga artisti dhe familja e tij, u shfaq dokumentari “Jeta shkon… Dr. Flori”, me regji të Redi Mazit.

I shoqëruar me foto e video personale, dokumentari rrëfen përmes të afërmve të Dr. Florit, miqve e kolegëve, jetën e tij që nga fëmijëria dhe të gjithë karrierën artistike.

Pasionet e Dr. Florit dhe krijimin e grupit “Ëestside family”, që me këngët e tyre u bënë të dashur për publikun…

Talentin e tij artistik…

Njohja me bashkëshorten dhe krijimin e familjes së tij…

…dhe lidhja me besimin.

Dr. Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare më 17 nëntor të 2014-s. Një ndarje fizike, por siç ndodh me artistët, duke mbetur në kujtesën kolektive nëpërmjet krijimeve të tij.

Top Channel