Po luhet në “Qemal Stafa” ndeshja miqësore Shqipëri-Gjeorgji
16/11/2015 20:05
Ka nisur në “Qemal Stafa” ndeshja miqësore ndërmjet kombëtares sonë të futbollit dhe Gjeorgjisë. Edhe pse numri i tifozëve nuk është i madh, masat e sigurisë janë të shumta, rreth 350 forca policore janë të pranishme në stadium.
De Biasi në këtë ndeshje ka hedhur një formacion të ndryshëm nga ai i ndeshjeve të fundit, pasi disa prej lojtarëve nuk kanë qenë të gatshëm për këtë ndeshje.
Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Lila, Lenjani, Agolli, Sadiku, Gashi, Lilaj, Xhaka, Ajeti, Veseli, Roshi; Trajner: Giovanni De Biasi
Formacioni i Gjeorgjisë: Revishvili, Lobzhanidze, Grigalava, Kashia, Amisulashvili, Kankava (C), Daushvili, Gelashvili, Qazaishvili, Chanturia, Navalovskii.
Top Channel