I dërguan mesazhin kërcënues Tahirit, një i shoqëruar dhe një në kërkim

16/11/2015 09:35

Policia ka identifikuar dy të rinjtë që i dërguan ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mesazhin kërcënues. Njëri prej tyre u shoqërua mbrëmjen e së dielës në komisariatin numër gjashtë në Tiranë dhe është me banim në Kashar.

Përpara punonjësve të policisë, Klodian Mahmutaj tha se, email-i ishte dërguar nga shoku i tij i ngushtë, por që ishte përdorur profili i tij. Policia kërkoi edhe për Valter Meshin, një tjetër person i implikuar në mesazhin kërcënues.

Nga hetimet paraprake asgjë nga kërcënimet e dy të rinjve nuk rezulton të jetë një histori serioze, ndaj Policia e Shtetit ende nuk ka bërë publik faktin nëse do t’i arrestojëa ata apo jo.

I vetmi i shoqëruar për momentin, 21-vjeçari nga Kashari Klodian Mahmutaj nuk bën pjesë në asnjë organizatë, ndaj është duke u pritur vendimi i prokurorit të gatshëm nëse do të ngrejë një akuzë ndaj tij apo jo.

Policia ndërkohë është duke kërkuar edhe perosnin tjetër të implikuar në kërcënimin e bërë me email në adresën e ministrit të Brendshëm. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA