Të merresh mësysh në tapetin e kuq…

11/11/2015 00:00

Kur bëhet fjalë për njerëzit e famshëm, e gjithë vëmendja është e fokusuar tek ata, sidomos në daljet e tyre publike. Ata kurojnë gjithçka, që të jenë super të bukura në tapetin e kuq, ose në koncertet “live”, por ndodh të ketë edhe të papritura.

Emocione, humbje të ekuilibrit apo taka të larta… Gjatë vitit 2015 duket se kanë ndodhur shpesh gjëra të tilla.

Rasti i fundt është ai i Jennifer Laërence, e cila ka rënë për herë të tretë në tapetin e kuq. Incidenti i radhës i aktores amerikane është regjistruar ditën e martë në Madrid, ku ndodhej për premierën e filmit “The Hunger Games: Mockingjay Part 2”. Aparatet fotografikë dhe kamerat kanë fokusuar gjithçka. E gjitha kjo, mesa duket ka ndodhur për shkak të një “avarie” të fustanit.

Por ashtu siç ndodh zakonisht, yjet në një çast janë “në qiell”, të rrethuar nga fansa të shumtë që brohorasin emrin e tyre, dhe një çast më vonë, falë takave të larta e ndonjëherë edhe të pakujdesisë, e gjejnë veten përtokë.

E kur bëhet fjalë për të tilla rrëzime spektakolare në publik, lista është e gjatë. Mesa duket, këngëtares Iggy Azalea nuk i ka ecur mbarë gjatë koncertit të saj të fundit, e gjatë një performanceje në Madrid është rrëzuar nga shkallët e ngritura në skenë. Megjithatë, ajo ka treguar që di të përballet me situata të vështira në skenë, duke vazhduar të performojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ndërsa mbretëresha e POP-it, Madonna ka rënë nga shkallët gjatë performancës së saj në “Brit Aëards 2015”. 56-vjeçarja është “tradhtuar” nga pelerina që mbante veshur. Teksa një prej balerinëve, ashtu siç edhe ishte programuar tërhoqi pelerinën, ajo humbi kontrollin duke pësuar një rënie spektakolare, e duke përfunduar në fund të shkallëve.

Nën tingujt e këngës që po performonte, “Living For Love”, megjithëse 56 vjeç, ajo u ringrit duke vazhduar performancën.

Pas Madonnës, “syri i keq” ka zënë Ariana Grande, e cila u rrëzua në skenë teksa performonte në Toronto të Kanadasë.

Ylli i “Bang Bang”-ut po këndonte hitin e realizuar në bashkëpunim me Jessie J dhe Nicki Minaj, kur u pengua dhe ra përtokë. Megithatë, këto incidente nuk kanë përfshirë vetëm aktoret e këngëtaret e famshme, por edhe modelet, ose thënë ndryshe “ëngjëjt” e “Victoria’s Secret”.

Modelja e famshme Candice Swanepoel është rrëzuar gjatë ecjes së saj në pasarelën e firmës “Givenchy” në “New York Fashion Week, Spring-Summer 2016”. Pavarësisht rrëzimit të fortë, ajo u ngrit si profesioniste e më pas përshëndeti të ftuarit.

Megjithatë, këto emra nuk janë të vetmit. Ka një listë të gjatë yjesh, që janë gjendur në situata të tilla, përfshirë supermodelen Naomi Campbell, të famshmen Lady Gaga, etj.

Top Channel