Ja si trajtohet stafi i Pitt-Jolie

08/11/2015 00:00

Protagonisti i filmit “By The Sea” dhe bashkëshortja e tij Angelina Jolie, të cilët kanë rritur 6 fëmijë së bashku, përpiqen të kujdesen në mënyrë të veçantë për stafin e tyre, duke i shpërblyer për punën e tyre të vështirë.

Një burim i afërt me familjen ka thënë: “Ata kanë një staf të madh, kështu që përpiqen të jenë sa më të mirë me ta pasi punojnë me orë të zgjatura. Brad gjithmonë iu blen shishe me shampanjë për ditëlindje, ndërsa Angelina bashkë me fëmijët shkruajnë kartolinat e urimeve”.

Top Channel