George-Amal, “zjarri” vazhdon
07/11/2015 10:25
Ata kanë pak më shumë se një vit të martuar, por duket se George Clooney dhe bashkëshortja e tij elegante Amal janë ende në momentet magjike.
Çifti u pa “i ngjitur” më shumë se kurrë teksa shkonte për një darkë me miqtë e afërt Cindy Crawford dhe Rande Gerber, në një nga lokalet më luksoze të Hollivudit.
Paparacët i kanë fotografuar ata të ulur në sediljet e pasme të makinës së tyre. Amal ishte veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, duke ekspozuar këmbët e saj të gjata.
Nga ana e tij, George, elegant si gjithmonë, mbante gjatë gjitë kohës pranë bashkëshorten e tij, duke i hedhur dorën në qafë.
Top Channel