Blake Lively i rikthehet formave perfekte
05/11/2015 00:00
Është shumë e vështirë të besosh se ka vetëm 10 muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, pasi Blake Lively duket në një formë perfekte trupore.
Nuk vihej re asnjë shenjë pas-shtatzënie tek protagonistja e filmit “Age of Adaline”, e cila dukej e mrekullueshme teksa po shijonte rrezet e diellit në “New South Wales”.
“Humbja e peshës nuk ka qenë diçka për të cilën jam marrë shumë”, ka thënë Blake për “Daily Mail”. “Me lindjes e fëmijës, duhet të ushqehesh mirë pasi çdo gjë që ti ha i kalon direkt atij”.
Top Channel