Rihanna refuzon këngën “Alive”

04/11/2015 00:00

Rihanna ka refuzuar një këngë të shkruar nga Sia dhe Adele. Këngëtarja 27-vjeçare, e cila mometalisht po punon për albumin e saj të tretë, ka refuzuar një këngë që është shkruar nga dy yjet e muzikës botërore.

Sia, e cila ka pak kohë që ka publikuar këngën “Alive” e shkruar së bashku me Adele, është shprehur: “Ne kemi shkruar 3 këngë për dy ditë, por asnjëra prej tyre nuk u përzgjodh”.

Edhe pse mendonte që këngën “Alive” ta mbante për vete, ajo preferoi t’ja ofronte Rihanna-s për albumin e saj të ri “Anti”, por ajo nuk pranoi, pasi siç duket nuk ishte projekti i duhur për të.

Top Channel