Tyson: Lamar Odom u “ringjall” nga vagina e Khloe

30/10/2015 09:45

Mike Tyson, në një intervistë për “Hot 97”, foli për gjendjen shëndetësore të Lamar Odom. Ish-boksieri bëri disa deklarata “shpërthyese”, duke thënë se basketbollisti u përmirësua nga vagina e Khloe Kardashian, para se të qeshte dhe me seriozitet të thonte se në fakt u përmirësua nga dashuria e saj.

“Dëgjoni, ai vdiq, por ajo gjëja e Khloe e ringjalli. Kam shumë respekt për atë femër”, tha Tyson, i cili më pas shpjegoi situatën në të cilën e pa veten Odom.

“Më ka ndodhur edhe mua. Edhe unë shkoja në shtëpi publike, por kokainën e ndaja me vajzat. Ai e konsumoi vetë të gjithën. Kokaina është shumë e keqe. Më vjen mirë që Khloe shkoi ta vizitonte dhe me dashurinë e saj e shëroi”, u shpreh Tyson.

Lamar Odom u shtrua para disa javësh në një spital të Las Vegasit pasi kaloi në gjendje kome nga konsumi i lartë i drogave dhe stimuluesve seksualë.

Top Channel