Çfarë pate Justin Bieber?

29/10/2015 00:00

What Do You Mean?nuk mund të jetë thjesht një titull kënge. Justin Bieber u largua nga intervista e tij më e vështirë në një radio spanjolle të mërkurën.

21-vjeçari dukej i hutuar, dhe i irrituar njëkohësisht gjatë minutës së nëntë të emisionit, para se ai të largohej.

Emisioni drejtohej nga tre DJ spanjollë, njëri prej të cilëve fliste një anglishte copë copë dhe nuk kishte përkthyer për Bieber që fatkeqësisht nuk fliste spanjisht.

Intervista nis mirë, mjaft miqësore, por që shumë shpejt bëhet e bezdisshme me tentativën për të folur anglisht të Dj që shërbente si përkthyes. “Ju jeni 21 vjeç, jeni si në superstar, pse thoni më falni? Për çfarë? Që jeni një superstar?”, është pyetja e hapjes. E pas një seri pyetjesh, duke mos e ndjerë veten komod, Justin heq kufjet dhe largohet.

Top Channel