Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka ftuar biznesin e Hong Kongut të investojë në Shqipëri, në fushën e energjisë apo minerareve.
Gjatë një forumi “China Energy Fund Committee” ministri Gjiknuri tha se ambicia e Shqipërisë është që brenda vitit 2020 vendi ynë të jetë i lidhur tërësisht me vendet fqinje përmes linjave të interkonjeksionit.
Gjiknuri u ndal edhe në sektorin hidrokarbur duke sqaruar se edhe aty ka potenciale të pashfrytëzuara. Ai njohu të pranishmit me rezultatet e garës për dy blloqet e fundit ku rezultuan fituese gjigandi Shell dhe israelitët e Delek Group.
“Duhet të mos harrojmë se gazsjellësi TAP e rrit sigurinë për Europën dhe e bën çmimin më konkurues. Me zhvillimet e reja të gjetjeve në Mesdhe , Shqipëria po kthehet gradualisht në një rrugë kyçe për furnizimin me gaz, në drejtim të Europës por edhe Kroacisë- Europës Qendrore”, tha z. Gjiknuri.
Top Channel