Engjëjt zbresin në Miami!

27/10/2015 00:00

Sara Sampaio, e shoqëruar edhe nga dy modele të tjera të “Victoria Secret”, gjenden në Miami për të realizuar setin e ri fotografik dhe për të reklamuar linjën e re të të brendshmeve.

24-vjeçarja, e cila para tre vitesh u bë portugezja e parë dhe e vetme deri më tani që ka dalë në kopertinën e “Sports Illustrated”, tregoi se është në formë të mirë dhe se jo më kot është imazh i disa markave të njohura.

Sara, që ishte e shoqëruar edhe nga modelet Romee Strijd dhe Jasmine Tookes, ishte në qendër të vëmendjes nga mediat rozë edhe për një romancë me anëtarin e One Direction, Harry Styles.

Të treja modelet kishin veshur të brendshme të ndryshme, por me një të përbashkët: të treja dukeshin shumë seksi.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel