Edhe uji vidhet në Durrës, UK zbulon lidhjen e paligjshme

27/10/2015 12:35

Grupi i Task Force, që funksionon pranë Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, ka nisur një aksion për gjetjen dhe prerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Një ditë më parë, aksioni është përqendruar në aksin rrugor Maminas-Marikaj, ku u zbuluan 4 lidhje të paligjshme që ishin kryer nga biznese të zonës, të cilat u dënuan me gjoba 25 – 50 mijë lekë.

Ndërkaq, në zonën e ish-Kënetës dhe në Durrës janë gjetur rreth 40 lidhje të paligjshme, ndërsa ka dhe subjekte të proceduara penalisht për këto lidhje.

Burime nga Ujësjellësi i Durrësit bëjnë të ditur se aksioni  do të vazhdojë në te gjithë zonën e shërbimit me ujë të pijshëm që mbulon kjo shoqëri.

Durrësi mbetet një nga zonat më problematike përsa u përket ndërhyrjeve në rrjet dhe cilësisë së shërbimit me ujë të pijshëm për popullatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA