Azile në pronat e sekuestruara, propozimi i avokatit të popullit: Të kthehen në shtëpi për të moshuarit

26/06/2026 15:14

Avokati i Popullit, Endri Shabani, propozon që 61 prona të sekuestruara, që tanimë janë në pronësi të shtetit, të shndërrohen në shtëpi për të moshuarit.

Avokati i Popullit inspektoi shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, ku u shpreh se në Shqipëri ka vetëm 6 institucione rezidenciale të përkujdesjes për të moshuarit, me një kapacitet prej 330 personash, ndërkohë që numri i të moshuarve që jetojnë vetëm dhe që kanë nevojë është më i madh.

Shabani u shpreh për rritjen e kujdesit shëndetësor në shtëpitë e të moshuarve, të cilat kanë mjek dhe infermierë me kohë të pjesshme.

Në pronësi të shtetit kanë kaluar 63 prona të sekuestruara, si apartamente, hotele e vila, nga të cilat 18 në Durrës, 11 në Tiranë dhe 11 në Vlorë, ku të dy qytetet bregdetare nuk kanë shtëpi për të moshuarit.

Top Channel