Kendall, “magnet” i fotografëve në Los Angeles
24/10/2015 18:35
Modelet më të njohura të botës së modës u bënë bashkë në një festë të mbajtur në Los Anxheles, të gjithë duke nxjerrë në pah linjat e tyre.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë Kendall Jenner, si për linjat, ashtu edhe për veshjen e saj.
19-vjeçarja u shfaq me një kostum bezhë me minifund, duke konfirmuar edhe një herë stilin e saj tërheqës.
Mes modeleve të tjera ishin të pranishme Rosie Huntington, Cara Delevigne, Jamie King, etj. Por objektivat e aparatëve janë fokusuar vetëm tek njëra: Kendall!
Top Channel