Hailey, me rroba banje nëpër New York

24/10/2015 00:00

Moti po freskohet ndjeshëm, por Hailey Baldwin gjen një mënyrë për të qënë e nxehtë. Modelja 18-vjeçare ka ecur rrugëve të New York-ut mbrëmjen e të enjtes e veshur me rroba banje.

Hailey nuk po ecte vërdallë me rroba banje pa një arsye, megjithatë ajo po bënte atë që bën më mirë para kamerave.

Vajza e aktorit Stephen Baldwin ishte duke bërë foto për Express. Për tu ngrohur pak, herë pas herë 18-vjeçarja hidhte një xhup të madh krahëve. Modelja do të ekspozojë një sërë veshjesh të koleksionit të ri të Express.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel