Vokalisti i “Coldplay” kërcen rrugëve të Parisit me të dashurën e re
19/10/2015 00:00
Chris Martin është shfaqur duke kërcyer dhe puthur, rrugëve të Parisit me të dashurën e tij të re, Annabelle Wallis.
Vokalisti i grupit “Coldplay”, 38-vjeç, buzëqeshte teksa kërcente me protagonisten e filmit “Peaky Blinders”, i cili ka ndaluar gjithashtu duke shkëmbyer puthje pasionante me të.
Kanë kaluar thuajse 20 muaj që nga koha kur Chris bëri publik lajmin për divorcin nga bashkëshortja e tij prej 10-vitesh, Gwyneth Paltrow.
Sipas dëshmitarëve okular, Chris dhe Annabelle janë shfaqur shumë të dashuruar me njëri-tjetrit, duke mos u ndarë për asnjë moment.
Top Channel