“Greqia vazhdon të shitet, ne na kanë futur xixat”, Rama sjell shembullin e Mykonosit: Gjithë bota matet me sa investime të huaja tërheq
Sllovenia do t’i ofrojë Shqipërisë eksperiencën e saj në rrugën e integrimit europian. Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me ambasadoren e re të Sllovenisë, Lea Stancic.
Sllovenia ndjek me vëmendje progresin substancial të Shqipërisë në rrugën e nisur të reformave, është shprehur ambasadorja Stancic, duke vlerësuar zhvillimin e vendit.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke shprehur vullnetin për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve. Meta shprehu mirënjohje për kontributin e veçantë që Sllovenia ka dhënë për zhvillimet demokratike dhe ekonomike në Kosovë.
Top Channel