Ajo është vajza në posterin e American Dream. Vajza e një parukiereje dhe një shitësi, talenti i Beyonce është parë që në fillimet e saj në Texas, për t’u bërë më pas një nga yjet më të mëdhenj të botës.

Këngëtarja ka treguar anën e saj patriotike teksa pozon përpara flamurit amerikan një faqen e parë të revistës britanike, BEAT.

Duke veshur një kostum banjoje me vija të kuqe e të bardha, ajo qëndron krenare para flamurit amerikan që valëvitet. Një xhaketë e kuqe e shkurtër i mbulon shpatullat teksa Beyonce pozon në mes të një fushe me dorën vendosur mbi kokë.

Top Channel