Jessie J i jep fund lidhjes me Luke James

15/10/2015 00:00

Jessie J është beqare, pasi i dha fund lidhjes së saj me të dashurin Luke James. Këngëtarja 27-vjeçare raportohet të jetë ndarë me yllin R&B, Luke James, me të cilin ishin lidhur prej mëse një viti.

Jessie pretendon se ai nuk ishte shumë i dhënë në lidhje, dhe thjesht dontë të rriste profilin e tij.

Një burim ka thënë për “The Sun” se Jessie ka qënë shumë e dhënë pas Luke, por gjatë verës nisi të krijojë dyshimet e saj.

Luke gjithashtu nuk është më ndjekës i Jessie në Twitter, dhe të enjten Jessie bëri një postim emocional në rrjetin social. “Ti e kishe këtë vajzë. Ti je më i fortë se sa mendon”, duke i kërkuar fansave që të jenë të mirë dhe të mbështesin njëri-tjetrin.

Në një monolog të gjatë, ajo shkruan: Dashuria e njerëzve të lumtur mund ti jepet shumë dikujt, shpesh është dashuria ajo për të cilën kanë nevojë për të mbijetuar kur rrëzohen”.

Top Channel