Të bukurat e politikës shqiptare

13/10/2015 00:00

Në Shqipërinë e mbyllur të realizmit komunist, të flisje për bukurinë fizike nuk ishte kaq e lehtë. Pak më e vështirë ishte ta gjeje atë të pranishme në politikë.

Pluralizmi i pas viteve ’90 i dha një tjetër përmasë të bukurës, që megjithatë nuk do të hynte aq shpejt në politikë. Në atë periudhë, femrat ishin një stoli e rrallë në politikë, e aq më tepër femra të bukura.

Sidoqoftë, Parlamentit nuk i munguan emra si Arta Dade apo Jozefina Topalli, që i dhanë sharm politikës mashkullore shqiptare.

Pas viteve 2000, duket se gratë patën një tjetër qasje ndaj politikës, ose ndoshta, vetë politika pati një tjetër qasje ndaj grave të bukura. Një atmosferë e re në Kuvendin e Shqipërisë do të krijohej nga Majlinda Bregu, e cila në fakt solli edhe një tjetër stil veshjeje.

Emra të rinj në Parlament apo jashtë tij ia shtuan sharmin politikës shqiptare, mes të cilëve edhe Mimi Kodheli, Grida Duma, Jorida Tabaku apo Esmeralda Shkjau.

Sot, duket se e bukura ka gjetur vend në politikën shqiptare. Jo vetëm në femrat sharmante e me klas, por edhe te meshkujt, që i japin një tjetër vëmendje imazhit të kuruar. Sepse, edhe politika na do të bukur.

Top Channel