Rita do të krijojë versionin modern të “Lady Marmalade”

13/10/2015 00:00

Këngëtarja e “Body On Me” tregon se ka qenë gjithmonë një fanse e madhe e “Lady Marmalade”, e kënduar nga Christina Aguilra, Lil’ Kim, Mya dhe Pink. Së fundmi ajo dëshiron që të krijojë një version modern të këtij grupi, pjesë e të cilit do të jenë Rita, Miley, Iggy dhe Charli XCX.

Rita është shprehur për gazetën “The Sun”: “Ka qenë gjithmonë qëllimi im të krijoj një tjetër version të “Lady Mamalade”. Po mundohem të mbledh disa këngëtare dhe mendoj se do të jem unë, Miley, Charlie XCX dhe Iggy. Do të jetë shumë argëtuese”.

“Lady Marmalade” është publikuar nga një grup vajzash “Labelle” në 1975 dhe rezultoi shumë i suksesshëm.

Top Channel