
Pas deklaratës së Partisë Demokratike ka reaguar dhe Partia Kristian-Demokrate, e cila deklaron se për aq kohë sa nuk ka një vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare, mandatin e tij e konsiderojnë të paprekshëm.
“Këtë mandat, PKD-së dhe Mark Frrokut nuk ia kanë dhuruar as Lulzim Basha dhe as Rama, por zgjedhësit e Qarkut të Shkodrës. Me këto akuza bajate, PD kërkon t’i shmanget përgjegjësisë së saj për megavjedhjen e CEZ-it dhe skandalet e tjera”, thuhet në reagimin e kësaj partie, e cila shton se dekriminalizimi duhet të fillojë me ata, që kanë ekzekutuar qytetarë të pafajshëm në mes të Tiranës.
“Pastrimi i politikës duhet të nisë me ata, që i kanë shpëtuar drejtësisë me procedura. Politika duhet të largojë ata që kanë shitur interesat strategjike të shqiptarëve dhe po mbajnë peng zhvillimin e vendit në këto 25 vite”, mbyllet reagimi.
Top Channel