Pëmbytjet në Pogradec, Kapri: Bashkia s’ka mundësi për përballimin e situatës

13/10/2015 12:50

Situata e përmbytjeve në Pogradec është e rëndë dhe bashkia nuk ka mundësi për përballimin e situatës, është shprehur kreu i bashkisë Eduart Kapri. Ai ka kërkuar ndihmë nga qeveria për menaxhimin e situatës ndërsa bën të ditur se janë krijuar shumë probleme.

“Situata paraqitet e rëndë, po punojmë për normalizimin e saj. Mungesa e ndërhyrjes së bordit të kullimit, kanalizimet e bllokuara kanë sjellë pasoja të rënda”, tha Kapri.

Kryebashkiaku i Pogradecit tha më tej se edhe familjes Abrashi që iu shemb shtëpia nga prurjet e lumit Vërdovë, nuk i është dhënë asnjë ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA