Kanye West surprizon jurinë e “American Idol”
13/10/2015 00:00
Ka qenë një “show” që ka nxjerrë emra të mëdhenj në industrinë e muzikës, por ky yll botëror ka vendosur të kthehet në hapat e parë të karrierës së tij vetëm për një ditë.
Kanye West ka surprizuar Jennifer Lopez dhe anëtarët e tjerë të jurisë duke marrë pjesë në audicionet e “American Idol”. Reperi 38-vjeçar ka performuar për jurinë një nga këngët e tij më të njohura “Gold Digger”, në tekstin e së cilës përmendet edhe emri i JLO.
Në një video te publikuar nga Kim, shihet qartë fytyra e çuditshme e Jennifer Lopez edhe e anëtarëve të tjerë të jurisë kur kanë parë përball tyre reperin e famshëm.
Top Channel